Williams fituese e Wimbledonit
Serena Williams e ka fituar titullin e shtatë të Wimbledonit në karrierë.
Sport
Tenistja amerikane, Serena Williams, është fituese e turneut më të njohur në këtë sport, Wimbledon, në konkurrencën e femrave.
Williams e mposhti gjermanen, Angelique Kerber, 2:0 në sete 7:5 dhe 6:3, përcjell Lajmi.net.
Ky ishte titulli i 22 Grand Slam për tenisten numër 1 në ranglistën WTA, duke u barazuar me legjendaren Steffi Graf.