Zyrtare: Nani te gjiganti i La Ligas (FOTO)

Luis Nani është futbollist i skuadrës spanjolle, Valencia.

Sport

05/07/2016 16:17

Klubi spanjoll ka transferuar portugezin për 8.5 milionë euro.

“Valencia ka paguar çmimin e 8.5 milionë eurove për transferimin e futbollistit portugez Nani. Ne i urojmë atij fat në aventurën e re”, thuhet në njoftimin e Valencias, përcjellë “Lajmi.net”.

Ai pati një sezon pozitiv në Turqi me Fenerbahcen, por vendosi të largohet.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.