Teuta-Almaty mbyllet me rezultat befasues, s’do t’iu besoni syve se kush ka shënuar gol
Teuta u mund në shtëpi nga Kairat Almaty me rezultatin minimal 0 – 1 falë një goli të shënuar nga Andrei Arshavin në minutën e 70 të takimit.
Sport
Pjesa e parë ishte shumë e mirë për durrsakët që luftojnë fort për çdo top dhe dalin disa herë përpara rrezikshëm. Në minutën e 20-të është Hila që ka një mundësi të mirë shënimi për “djemtë e detit”, ndërsa në të 23tën rrezikojnë me Rustem Hoxhën.
Pavarësisht përpjekjeve të dy ekipeve, pjesa e parë mbyllet në barazim pa gola, ndërsa në të dytën Kairati është më lart, ndoshta edhe për shkak të energjive të shpenzuara nga durrsakët në 45 minutat e para.
Minuta e 70të do dërgonte në festë kazakët, që shënojnë me anë të Arshavin, ndërsa në minutat e tjera rrezikojnë disa herë. Për Teutën është Musta që i afrohet golit, teksa godet shtyllën në minutën e 75të pas një goditjeje me kokë, por rezultati nuk ndryshon deri në fund të takimit.
Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.