Hakerat shqiptarë thyejnë faqen e policisë në Britaninë e Madhe (Foto)

Faqja zyrtare e policisë së South Yorkshire në Britaninë e Madhe është hakuar nga një grup nga Shqipëria.

Bota

26/06/2016 18:54

Në faqen e parë shfaqet një baner ku përfshihet dhe imazhi i tifozëve kuqezi. Më pas u ndryshua mesazhi ku shkruhej se nuk ka pasur rrjedhje të të dhënave.

Por sipas ekspertëve të sigurisë sulmi mund të jetë shumë serioz.

Policia tashmë ka bërë të ditur në facebook se faqja i është kthyer normalitetit dhe u kërkon falje qytetarëve.