YouTube mbështet komunitetin LGBT (Foto/Video)
YouTube, është një vend ku çdokush mund të bëhet pjesë e saj, pa marrë parasysh kush është apo çka ata duan.
Lifestyle
Kjo është arsyeja pse YouTube, vendosi të festojë dhe t’u ndihmojë njerëzve të komunitetit LGBT me një përkrahje sado të vogël, transmeton lajmi.net.
Përveç kësaj, YouTube në faqen e saj kanë paraqitur edhe një zemër që shpreh dashurinë ndaj tyre, që është e mbuluar me ngjyrat e ylberit dhe që paraqet LGBT.
Në sfond, ata edhe kanë shkruar #ProudToBe #KrenarTëJesh, duke i inkurajuar ata dhe duke u dhënë një mbështetje për atë se çka janë.
Kjo fushatë nga YouTube ka për qëllim të festojë të drejtat e komunitetit LGBT në të gjithë globin.
Në video, janë disa të rinj që duan mbështetje që t’i pranojnë ashtu siç janë, Lezbike, Gay, Biseksual dhe Transeksual. /lajmi.net