Suedia e Ibrahimovic me rekord negativ në “Euro 2016”
Suedia e Zlatan Ibrahimovicit nuk e ka bërë akoma asnjë gjuajtje në kornizën e portës.
Sport
Suedia është skuadra me sulmin më të dobët deri më tani në Euro 2016, edhe pse ka në përbërje një futbollist si Zlatan Ibrahimovic.
E besueshme apo jo, skuadra nordike ka vendosur një rekord negativ në përfundim të dy ndeshjeve të para në grupe: asnjë gjuajtje në portë në 180 minuta, transmeton Gazeta Express.
Suedezët kanë shënuar vetëm një herë në këtë Evropian, por edhe ky gol ishte një autogol nga Clark i Irlandës.