Messi në histori të Argjentinës (FOTO)
Lionel Messi është barazuar me Gabriel Batistutan, në listën e golashënuesve më të mirë në histori të kombëtares së Argjentinës.
Sport
Leo Messi shënoi gol në fitoren 4:1 të Argjentinës ndaj Venezuelës, në çerekfinale të Kupës së Amerikës.
Me këtë gol, ai është barazuar me Batistutan në listën e realizatorëve më të mirë argjentinas.
Të dy tani e ndajnë vendin e parë sa i përket golave me kombëtaren, me nga 54 të shënuar, përcjell Lajmi.net.
