Kili shkatërron Meksikën në çerekfinale (VIDEO)
Kili është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Amerikës, pas fitores 7:0 ndaj Meksikës.
Sport
Kili e ka deklasuar Meksikën në çerekfinale të Kupës së Amerikës, duke e mposhtur 7:0, përcjell Lajmi.net.
Eduardo Vargas shkëlqeu në këtë takim me katër gola, Edson Puch i shënoi dy, ndërsa Alexis Sanchez e shtoi një tjetër.
Kili në gjysmëfinale do të luajë ndaj Kolumbisë.
