Argjentina në gjysmëfinale të Kupës së Amerikës (VIDEO)
Argjentina e ka mposhtur Venezuelën 4:1, për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Amerikës.
Sport
Argjentina e udhëhequr nga Lionel Messi ka shënuar fitore 4:1 ndaj Venezuelës, në çerekfinale të Kupës së Amerikës, përcjell Lajmi.net.
Higuain shënoi dy herë, ndërsa nga një gol e shtuan Messi dhe Lamela. Për Venezuelën golin e vetëm e realizoi Rondon.
Në gjysmëfinale, Argjentina do të përballet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
