Astronauti arrin në shtëpi

Fjalët e para të astronautit Tim Peake, kur u rikthye në Tokë janë “Udhëtimi më i mirë në të cilin kam qenë ndonjëherë”.

Bota

18/06/2016 22:46

Peake, ishte nisur në kapsulën Soyuz me dy shoqërues dhe arriti në Kazakistan menjëherë pas orës, 10:15, pas një udhëtimi prej katër orësh nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës.

Ata do të udhëtojnë në Cologne të Gjermanisë, ku majori Peake do të ribashkohet me gruan e tij, Rebekën dhe dy djemtë e tij Oliver dhe Tomas.