Gazeta zvicerane: Ky futbollist është dështaku i Shqipërisë (FOTO)

"Neue Zurcher Zeitung", ka publikuar listën e dështimeve të kësaj jave në "Euro 2016", ku në mesin e tyre figuron edhe emri i mbrojtësit të shumëpërfolur shqiptar, Frederik Veseli.

Sport

18/06/2016 14:34

Gazeta zvicerane “Neue Zurcher Zeitung”, ka përcjellë listën e pesë dështimeve të kësaj jave në Euro 2016, ku në mesin e tyre figuron edhe emri i mbrojtësit të shumëpërfolur shqiptar, Frederik Veseli.

“Gjatë sezonit të kaluar, Zdenek Zeman ishte trajner te Lugano dhe Veseli ishte një prej futbollistëve të tij. Kur Veseli mori ftesën për në Europian, Zeman komentoi: Jam i lumtur për lojtarin. Por, shqetësohem për Shqipërinë”, shkruan gazeta, përcjell “Albeu.com”.

“Në ndeshjen kundër Francës, Veseli hyri në fushën e lojës si zëvendësues në mbrojtje. Pak kohë më vonë harroi në zonë Griezman dhe rezultati shkoi 1-0 për Francën. Zeman e dinte për çfarë po fliste”, shkruan më tej gazeta zvicerane.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.