Rumani – Shqipëri, miliona euro për kualifikim

Në rast Rumania arrin t’i mposhtë kuqezinjtë dhe kalon në fazën tjetër të Europianit, shuma që do të përfitojnë lojtarët do të jetë 1.5 milionë euro.

Sport

18/06/2016 13:19

Federata Rumune e Futbollit ka vendosur t’i motivojë futbollistët e saj me një premio të majme për ndeshjen me Shqipërinë.

Në rast Rumania arrin t’i mposhtë kuqezinjtë dhe kalon në fazën tjetër të Europianit, shuma që do të përfitojnë lojtarët do të jetë 1.5 milionë euro.

Kjo shifër është sa gjysma e shumës totale që UEFA akordon për cdo skuadër që renditet mes 16 më të mirave të Europianit.

Një praktikë të tillë Federata Rumune e futbollit e ka ndjekur edhe në përfundim të eliminatoreve të Europianit. Futbollistët rumunë të cilët u kualifikuan si të dytët e Grupit F madje pa pësuar asnjë humbjen, përfituan nga 60 mijë deri 200 mijë euro, në varësi të minutazhit në fushë, përcjell “SuperSport.al”.

Në fakt Rumanisë mund të mos i mjaftojë një fitore minimale ndaj kuqezinjve, ndaj premioja e vendosur nga Federata do të jetë një motiv më shumë për shënuar një sukses me diferecnë më shumë se një gol.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.