Miss Britanisë ia marrin kurorën, bëri seks në një show televiziv (FOTO)

Organizatorët i heqin kurorën Miss Britanisë së Madhe, fitueses Zara Hollande, me motivacionin se nuk promovon modelin pozitiv.

ShowBiz

17/06/2016 17:23

Kurora i është hequr për shkak se ajo kishte bërë seks me një konkurrent gjatë një show (Love Island), në kanalin ITV2, ku merrte pjesë.

Zara u zgjodh Miss Britania e Madhe në shtator të vitit të kaluar të mbajtur në Leicester. 20-vjeçarja është rrëmbyer nga pasioni pas hyrjes së konkurrentit Alex Bowen në “Love Island”.

“Jemi të vetëdijshëm që të gjithë bëjnë gabime si Zara, por ajo kishte përgjegjësi në rolin që kishte”, thanë organizatorët e Miss Britania e Madhe. Bukuroshja britanike ka marrë mjaft komente mbështetëse në Twitter rreth vendimit për heqjen e kurorës ndaj saj.