Arrestohet agjenti i shitjes, parat e mallit të shitur i keqpërdori
Policia e Kosovës ka arrestuar një punëtor të një kompanie në Prishtinë, për shkak të keqpërdorimit të detyrës së tij, si agjendë i shitjes.
Lajme
17/06/2016 11:38
Policia bënë të ditur se i dyshuari parat e produkteve të shituara nuk i dorëzonte në kompani, njofton lajmi.net.
Sipas menaxherit te kompanisë , vlera e dëmit të shkaktuar është rreth 10.240 euro. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./ lajmi.net.