Rumania i bën diçka shumë të keqe Shqipërisë (FOTO)

E përditshmja sportive rumune,“Pro Sport” është tallur me Kombëtaren e Shqipërisë.

Sport

17/06/2016 10:12

E përditshmja sportive rumune,“Pro Sport” ka publikuar një artikull në lidhje me duelin e radhës kundër Shqipërisë, i fundit në kuadër të Grupit A në “Euro 2016”.

Por, në të nuk bëhet fjalë për një parashikim të zakonshëm të ndeshjes.

“Pro Sport” e konsideron duelin e Rumanisë me Shqipërinë si një “Shqipëri B”, duke aluduar se ekipi A ishte ai i Zvicrës, që ka gjashtë futbollistë me origjinë shqiptare, përcjell “Lajmi.net”.

“Tani duhet të mendojmë në mënyrë cinike si Jordanesku.

E ndalëm Shqipërinë A me një pikë dhe të dielën shkojmë drejt kualifikimit me Shqipërinë B”, shkruhej dje në artikullin e “Pro Sport”, në një shkrim dedikuar shanseve që kanë rumunët për kualifikim.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.