CIA e shqetësuar nga zgjerimi i ISIS-it

Drejtori i Agjencisë Qendrore të Zbulimit, John O. Brennan, tha sot se në botë ka dhjetëra mijëra luftëtarë të Shtetit Islamik, më shumë se sa kishte Al-Qaeda në kulmin e veprimtarisë së saj.

Bota

16/06/2016 23:40

Ai tha në një seancë të Komisionit të Zbulimit të Senatit se, CIA vazhdon të jetë e shqetësuar për rritjen e rolit të Libisë si bazë e operacioneve për militantët e Shtetit Islamik, i cili ka atje 5 deri në 8 mijë luftëtarë.

Brenan u tha senatorëve se Shteti Islamik po studion mundësinë për të futur operativët e tij në Perëndim, me anë të grupeve të refugjatëve, nëpërmjet trafikimit të personave dhe mjeteve të ligjshme të udhëtimit.

Drejtori i CIA-s tha se, ashtu siç u vu re edhe në ngjarjet e Orlandos dhe San Bernardinos në SHBA, ISIS’i po përpiqet të frymëzojë sulme terroriste nga ana e simpatizantëve, të cilët nuk kanë lidhje të drejtpërdrejta me këtë grup.