A e dini pse nuk luajti sonte Mustafi?
Mediat gjermane kanë nisur ta komentojnë paraqitjen e djemve të Joachim Low në barazimin ndaj Polonisë.
Sport
Në fakt, i vetmi ndryshim në formacion ishte largimi i shqiptarit Shkodran Mustafi dhe inkuadrimi i Mats Hummels.
Sipas informacioneve nga mediat gjermane, Low e ka inkuadruar Mustafin ndeshjen e kaluar vetëm sepse Hummels nuk ka qenë komplet i gatshëm. Prandaj, ashtu sikur sonte, mbrojtësi i Bayern Munchen edhe në ndeshjet e radhës do të jetë startues, përcjellë “Lajmi.net”.
Pra, Low preferon Hummelsin, por zgjedhja e Mustafit në ndeshjen e parë i rezultoi më e mirë.