Aida Dërguti e përgëzon Agim Bahtirin

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se trysnia ndërkombëtare dhe qeveritare ndaj kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiti është duke vazhduar.

Lajme

16/06/2016 23:25

Sipas saj Bahtiti është duke rezistuar dhe nuk po lëshon pe për pacenueshmërinë e kufijve administrativë që ta fus në Pazar sipas saj Suhodollin.

Për këtë Dërguti ka thënë se përgëzon kryetarin Bahtiri.

“Hapja e Urës mbi Ibër paraqet liri të lëvizjes dhe ajo është e drejtë e garantuar. Nuk jepet territori që të takon për të drejtat që të janë mohuar. Faktorët ndërkombëtarë le të bëjnë trysni mbi Beogradin e jo mbi Bahtirin.”

Postimi i plotë i Dërgutit:

“Trysnia ndërkombëtare dhe qeveritare mbi kryetarin e komunës së Mitrovicës, z.Agim Bahtiri, po vazhdon. Mirëpo, njësoj po vazhdon edhe rezistenca dhe qëndrueshmëria e Bahtirit. Ai nuk po lëshon pe për pacenueshmërinë e kufijve administrativë dhe në refuzimin e tij që ta fus në pazar Suhodollin për lirinë e lëvizjes. Unë e përgëzoj për këtë konsistencë kryetarin Bahtiri. Hapja e Urës mbi Ibër paraqet liri të lëvizjes dhe ajo është e drejtë e garantuar. Nuk jepet territori që të takon për të drejtat që të janë mohuar. Faktorët ndërkombëtarë le të bëjnë trysni mbi Beogradin e jo mbi Bahtirin”(sic), ka shkruar Dërguti.