Thaçi i dhuroi Papa Françeskut një fotografi të Gjakovës (Foto)

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në një audiencë private është pritur nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku, në Selinë e Shenjtë në Vatikan.

Lajme

16/06/2016 23:25

Gjatë këtij takim Presidenti i ka dhuruar Papa Françeskut një fotografi të Gjakovës.

Në takimin me Atin e Shenjtë, i cili ka zgjatur më shumë se gjysmë ore, presidenti Thaçi ka thënë se vlerat që përfaqëson Selia e Shenjtë, si pajtimi, paqja, bashkëpunimi dhe toleranca janë vlera për të cilat është duke u angazhuar edhe Kosova.