Skandal në “Euro 2016”: Duhan dhe alkool në zhveshtoret e këtij ekipi

Pamjet nga dhomat e zhveshjes së kombëtares ukrainase pas ndeshjes me Gjermaninë, kanë tronditur tifozët ukrainas dhe jo vetëm ata.

Sport

16/06/2016 23:08

E përditshmja gjermane “Bild” ka publikuar disa foto, ku shihen qartë shishet e alkoolit që kanë konsumuar lojtarët ukrainas.

Por ajo që u ka bërë më shumë përshtypje gazetarëve gjermanë janë cigaret e konsumuara, madje ata kanë numëruar edhe filtrat e hedhura në tokë, shkruan “Albeu”.

41 cigare janë pirë nga lojtarët apo stafi i kombëtares ukrainase gjatë kësaj ndeshjeje. Nga përfaqësuesja ukrainase  janë mohuar këto akuza.

244105

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.