Ardit Ferizi, hakeri që ndihmoi IS-in, mund të dënohet me 25 vjet burg

Hakeri kosovar i cili listën e personelit ushtarak amerikan ia dorëzoi të ashtuquajturit Shteti Islamik, mund të përballet me një dënim prej 25 vjetësh burg.

Lajme

16/06/2016 20:23

Kosovari nga Gjakova, Ardit Ferizi, gjatë seancës gjyqësore ndaj të që po mbahet në Virxhinia në SHBA, ka pranuar fajësinë e cila i ngarkohet.

Ndonëse, maksimumi i dënimit për një krim të tillë është 20 vjet burg, ai mund të dënohet edhe për pesë vjet më shumë për shkak të veprës penale të hakimit në kompjuterët federal dhe vjedhjes së listës.

“Ferizi ka vënë në rrezik jetën e mbi 1 mijë amerikanëve”, deklaroi Dana Boente, prokuror i shtetit në një deklaratë e cila u lëshua nga Departamenti i Drejtësisë, raporton BBC, transmeton lajmi.net.

“Rasti kundër Ferizit është i pari i këtij lloji dhe përfaqëson terrorin dhe rrezikun kibernetikë”, deklaroi Departamenti I Drejtësisë.

Është thënë se Ferizi, i cili tani është 21 vjeç, i ka dorëzuar listën IS-it duke ditur qëllimet e grupit terrorist për të sulmuar personat që kishin emrat në të.

Ardit Ferizi gjate ekstradimit nga Malejzia ne SHBA

Informacionet me emrat, e-mailat, fjalëkalimet, vendndodhjet e numrat e telefonit për 1 mijë e 351 pjesëtarë të personelit ushtarak dhe stafit federal, kanë rrjedhur nga kompjuterët e sulmuar nga Ferizi.

Ai si shënjestër kishte kompjuterët e qeverisë amerikane dhe kompanive kompjuterike.

Gjatë procesit gjyqësor, Ferizi deklaroi se listën me këto të dhëna ia dorëzoi Junaid Hussain, një ekspert britanik  i kibernetikës i përfshirë në IS, i cili është vrarë në muajin gusht të vitit të kaluar gjatë sulmeve ajrore, raporton BBC, transmeton lajmi.net.

“Nuk e di as vet pse e bëra këtë. Unë ende e pyes veten pse e bëra këtë krim”, ka deklaruar Ferizi.

Ai kishte përdorur emrin në rrjetin social twitter me emrin ardit@ Th3Dir3ctorY, është arrestuar në Malejzi në tetor 2015 dhe është ekstraduar në SHBA në janar të këtij viti.

Vendimi ndaj tij do të shpallet me 16 shtator.

Pas vuajtjes së dënimit, Ferizi do të depërtohet në Kosovë dhe do t’i ndalohet përjetësisht të hyjë në SHBA.

Shkrimi i BBC