Vdes deputetja britanike e cila u sulmua me armë

Ka ndërruar jetë deputetja e Britanisë së Madhe, Joe Cox, e cilau qëllua me thikë dhe me armë zjarri në zonën e saj zgjedhore në veri të Anglisë.

Bota

16/06/2016 18:35

Policia në Yorkshirin perëndimor, bëri të ditur se është arrestuar një mashkull pas këtij sulmi, transmeton Reuters.

Sipas Policisë, edhe një mashkull rreth 50 vjeç ka marrë lëndime të lehta.

Cox (41) deputete e partisë Laburiste, u sulmua derisa përgatitet të mbajë takim me zgjedhësit e saj në Birstol, jo larg Lidsit.

Një dëshmitar ka treguar se Cox është përzier në një përleshje në mes dy meshkujve nga të cilët siç thuhet njëri ka nxjerrë revolen nga çanta dhe ka gjuajtur dy herë./lajmi.net.

355D4D9200000578-3644847-Pictured_An_aerial_view_of_the_scene_of_the_shooting_outside_the-m-178_1466093317671 355B058100000578-3644847-image-m-131_1466086376098 355AF8C900000578-3644847-image-m-168_1466091282665 355ADDF600000578-0-image-m-3_1466092627046