Vonohet seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi dhe deputetët në sallë
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, e planifikuar të fillojë sot në orën 10:00, ende nuk ka nisur edhe pas rreth 30 minutash vonesë. Sipas raportimeve nga vendi i ngjarjes, salla e Kuvendit vazhdon të jetë thuajse bosh, pasi nuk është vërejtur prani e deputetëve, përveç disa prej tyre që janë regjistruar dhe më…
Lajme
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, e planifikuar të fillojë sot në orën 10:00, ende nuk ka nisur edhe pas rreth 30 minutash vonesë.
Sipas raportimeve nga vendi i ngjarjes, salla e Kuvendit vazhdon të jetë thuajse bosh, pasi nuk është vërejtur prani e deputetëve, përveç disa prej tyre që janë regjistruar dhe më pas janë parë në ambientet e jashtme të sallës, raproton lajmi.net
Kjo seancë është thirrur pas dështimit të një dite më parë për zgjedhjen e presidentit, që erdhi si pasojë e mungesës së kuorumit, pasi partitë opozitare nuk morën pjesë në proces, duke e konsideruar atë si jokushtetues.
Ndërkohë, nga Lëvizja Vetëvendosje janë propozuar dy emra për postin e presidentes: Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha./Lajmi.net/