Një i arrestuar në Francë, tentoi të sulmojë turistët amerikanë e rusë
Një person është arrestuar në Francë nën dyshimin se i njëjti kishte planifikuar sulm terrorist ndaj turistëve amerikanë dhe rusë.
Bota
22-vjeçari është dërguar në paraburgim në Carcassonne, kjo sipas AFP-së.
Personi në fjalë gjendet në paraburgim në Tuluzë nën dyshimin se po përgatitej për një akt terrorist.
I dyshuari, i cili jeton në Lisle-sur-Tarn të Frncës, dhe është me origjinë nga Lunel, u arrestua pasi posedonte një thikë dhe një shpatë.
Raportohet se ai kishte për qëllim të sulmonte turistët amerikanë, anglezë dhe rusë, para një sulmi ndaj policisë dhe ushtrisë.
Thuhet se ky person u konvertua në mysliman në vitin 2014 ku u radikalizua shpejt në internet dhe përmes forumeve të diskutimit.
Paraburgimi në Francë mund të zgjas deri në 96 orë./lajmi.net