UEFA: Francë – Shqipëri, ndodh diçka fantastike (FOTO)
UEFA sërish ka lavdëruar tifozët shqiptarë për mbështetjen e tyre ndaj ekipit në duelin ndaj Francës.
Sport
Vlerësimeve maksimale për atmosferën që kanë krijuar dje në stadium u janë shtuar edhe ato të UEFA-s, e cila nëpërmjet faqes së saj zyrtare në Facebook, ka shpërndarë një tjetër mesazh për tifozët kuqezi duke postuar edhe fotot e disa prej tyre në stadium.
“Kombëtarja Shqiptare e Futbollit u mbështet përsëri nga një numër i madh ndjekësish pasionantë”, shkruhej në mesazhin e UEFA-s në rrjetet sociale.

