RTS jep ndeshjet e Shqipërisë, por jo edhe TVSH-ja
Përkundër se pjesëmarrja e Shqipërisë në EURO 2016 është e para në histori të kampionateve evropiane, ajo nuk transmetohet në televizionin publik të shtetit shqiptar.
Sport
E njëjta nuk mund të thuhet për televizionin publik të shtetit serb, RTS, që përkundër mos-pjesëmarrjes së Serbisë në EURO 2016, po transmeton ndeshjet e këtij kampionati, transmeton lajmi.net.
RTS ka komentuar edhe ndeshjen e mbrëmshme të Shqipërisë, duke lënë një shije të hidhur për faktin se këtë nuk po e bënë edhe televizioni publik shqiptar. /lajmi.net