Kurrë nuk është vonë – njihuni me nxënësin 68 vjeçar (Foto)

Durga Kami nga Nepali është një 68 vjeçar, që ka filluar të vijojë shkollën e mesme për tu larguar nga vetmia në shtëpinë e tij, pas vdekjes së gruas.

Bota

15/06/2016 14:41

Kami, është nxënës i klasës së 10-të, në Shkollën e Mesme “Shree Kala Bkairab”, i cili gjithashtu edhe vesh uniformën e tij, transmeton lajmi.net.

Babai i gjashtë fëmijëve dhe gjysh i tetë nipave dhe mbesave, shkon në shkollë gjashtë ditë në javë.

“Të gjithë fëmijët e mi janë jashtë vendit, unë jetoj vetëm, e për të larguar këtë vetmi dhe këto brenga unë shkoj në shkollë”, tha Kami.

Ai fillimisht është dashur të shkojë në shkollën fillore për të mësuar shkrimin dhe leximin, ndërsa tani ai ndjek me lehtësi shkollën e mesme.

Ai shpreson se të rinjtë do të frymëzohen nga historia e tij për t’u arsimuar. /lajmi.net