Malishevë, arrestohen një person për tentim vrasje
Policia e Kosovës ka arrestuar një person nga fshati Novosellë, komuna e Malishevës, për tentim vrasje.
Lajme
Sipas njoftimit të PK-së, i dyshuari pas një komunikimi verbal ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull, i cili është dërguar në QKUK.
Po ashtu polica ka bërë të ditur se nga i dyshuari është konfiskuar arma e përdorur në rast e llojit TT me një karikator me 9 copë fishekë të kalibrit 7.62 mm ndërsa në vendngjarje janë gjetur tri gëzhoja të së njëjtës armë.
I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./ lajmi.net.