“Kepler-1647b”, zbulohet planeti më i madh ndonjëherë

Astronomët duke përdorur teleskopin "Kepler" të hapsirës, pohojnë se kanë gjetur planetin më të madh ndonjëherë që orbiton 2 yje të mëdhenj.

Fun

15/06/2016 03:41

Planeti i ri, Kepler-1647b është 3,700 vite dritë larg dhe 4,4 miliard vite i vjetër, afërsisht sa Toka, sipas astronomëve, transmeton lajmi.net

Planeti ka masë dhe rreze pothuajse sa Jupiteri duke e bërë atë planetin më të madh tranzit që është gjetur deri më tani.

Me ndihmën e teleskopit “Keplet” astronomët kanë arritur gjetjen e këtij planeti që është mjaftë e vështirë në krahasim me gjetjen e planeteve të tjera që gjinden rreth një ylli.

“Këto planete nuk janë stabile dhe mund të ndryshojnë kohëzgjatjen e lëvizjes e poashtu edhe rrezën, gjë që e bën më të vështirë zbulimin e tyre”, është shprehur njëri nga astronomët.

Planeti për herë të parë është vënë re në vitin 2011 por janë dashur plot 5 vite për të zbuluar dhe vërtetuar në tërësi atë.

“Është e çuditshme pse është dashur kaq shumë kohë për të gjetur një planet kaq të madh ngase është më e lehtë sesa për planetet e vogla, por kohëzgjatja e periudhës orbitale mund të jetë shkak”, janë shprehur astronomët.

Periudha orbitale e këtij planeti është 1,107 ditë, pak më shumë se 3 vjet duke u bërë kështu periudha orbitale më e gjatë e ndonjë ekzoplaneti të zbuluar./lajmi.net