Tatuazhet, 1 në 10 njerëz kanë probleme me alergjitë dhe infeksionet

Ky është përfundimi i Universitetit Langone në Nju-Jork, i publikuar në revistën “Contact Dermatitis”

Fun

14/06/2016 22:48

Një në 10 njerëz që bëjnë tatuazhe përballet me probleme si infeksionet apo alergjitë. Gjysma e këtyre rasteve kthehen në probleme kronike që mund të zgjasin deri në 4 vjet.

Ky është përfundimi i Universitetit Langone në Nju-Jork, i publikuar në revistën “Contact Dermatitis”.

Sipas studiuesve, problemet variojnë nga skuqje dhe reaksione alergjike deri te domosdoshmëria për ta hequr tatuazhin.

“Shpesh, problem bëhet një infeksion bakterial, por në disa raste është zbuluar edhe alergjia nga boja. Kemi konstatuar njerëz që kanë bërë një tatuazh dhe nuk kanë pasur probleme, por në momentin që kanë bërë një tjetër me ngjyrë të ndryshme, të dy kanë filluar të skuqen dhe të enjten”, thotë Marie Leger, një nga autoret e studimit.

Sipas një studimi të mëparshëm të publikuar në revistën “Lancet”, 5 për qind e tatuazheve gjenerojnë infeksione.