Gjashtë raste të infektimit të lopëve në Serbi
Dy raste të lopëve të infektura janë zbuluar në qytetin e Bosilegradit në Serbi. Kjo sëmundje që transmetohet prej mushkonjave dhe mizave ka mbërritur në shtetin serb para tre ditësh.

Lajme
Gazetat serbe raportojnë se janë gjashtë raste të lopëve të sëmura nga infektimi.
Ministria e Bujqësisë së Serbisë ka ngritur Shtabin Operativ që po merret me lokalizimin e vendeve me lopë të sëmura.
Ata u kanë bërë thirrje fermerëve që posa të shohin simptoma te lopët ta lajmërojnë veterinarin.
Ndërsa, në Kosovë, deri më tani nuk është paraqitur një rast i tillë, qoftë edhe si rrezik që mund të vije nga Serbia.