Fotografi nga lamtumira e fundit për Muhammad Ali (Foto)
Më shumë se 14,000 njerëz ishin të pranishëm në varrimin me shërbime tradicionale të myslimanit dhe ish-boksierit Muhammad Ali i cili vdiq në moshën 74 vjeçare.

Fun
E gjithë familja e legjendës së boksit morri pjesë në varrimin e tij, duke përfshirë këtu edhe gratë e tij dhe ish-gratë me gjithë fëmijët, transmeton lajmi.net.
Myslimanë na gjithë bota, morën rrugë të gjatë për të qenë pjesë e varrimit të tij.
Imami Zaid Shakir, një dijetar i shquar amerikan mysliman tha: “Ne ju mirëpresim të gjithëve sot, mirëpresim myslimanët, anëtarët e komuniteteve tjera fetare, motrat tona, pleqtë dhe të rinjtë, të gjithë më të dashurit e të ndjerit Muhammad Ali”.
Në një lutje hyrëse ai tha: “O zot i plotfuqishëm, na falë ne dhe fale atë”. /lajmi.net