Nesër ndahen çmimet në fushën e kinematografisë

Nesër, më 10 qershor 2016, ora 10:00, në kabinetin e ministrit Kujtim Shala, në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, do të organizohet ceremonia solemne për ndarjen e çmimeve në fushën e kinematografisë.

ShowBiz

09/06/2016 23:22

Çmimi për Vepër Jetësore për kinematografi “Bekim Fehmiu” për vitin 2015 i ndahet aktorit Bislim Muçaj, ndërsa çmimi vjetor në këtë fushë ndahet për producentin e filmit “Shok”, Eshref Durmishi.

Çmimet në këtë fushë ndahen në bazë të Rregullores së MKRS-së për ndarjen e çmimeve për kinematografi dhe kanë vlerën financiare prej 5,000 euro për çmimin “Bekim Fehmiu”, përkatësisht 2,500 euro për çmimin vjetor.