Nesër ndahen çmimet në fushën e muzikës
Nesër, më 08 qershor 2016, ora 11:00, në kabinetin e ministrit Kujtim Shala, në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, do të organizohet ceremonia solemne për ndarjen e çmimeve në fushën e muzikës.
ShowBiz
Profesoreshat e muzikës: Seniha Spahiu dhe Sevime Gjinali janë laurete të Çmimit për vepër Jetësore për muzikë “Niketë Dardani” për vitin 2015.
Kurse për çmimet vjetore në fushën e muzikës janë nderuar veprat e kompozitorëve: Dafina Zeqiri- Nushi për “Fantazia e Fuga” për duo pianistik, Mendi Mengjiqi për “Suitë shqiptare për orkestër harqesh”, Kreshnik Aliçkaj për “Koncert për violinë e piano e orkestër” si dhe Drinor Zymberi për “Cantata Metamorphosis” për solistë, kor e orkestër.
Çmimet në këtë fushë ndahen në bazë të Rregullores së MKRS-së Nr. 10/2015 për dhënien e Çmimit Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Niketë Dardani” dhe çmimeve për vepra muzikore dhe kanë vlera financiare.