Aksidenti në Landovicë, një i vdekur dhe dy të lënduar (Foto)
Zëdhënësi për informim nga policia e rajonit të Prizrenit, Vesel Gashi e ka konfirmuar lajmin se një person ka humbur jetës si pasojë e aksidentit që ndodhi në fshatin Landovicë të Prizrenit.

Lajme
Sipas Gashit, dy persona të tjerë janë lëndua ku njëri prej tyre është në gjende të rëndë.
“Sot mbas orës 19 në aksin rrugorë Prizren- Gjakovë në fshatin Landovicë ka ndodhur një aksident, si pasoj e këtij aksidenti një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar, njëri prej tyre shumë rëndë”, tha Gashi për indeksonline.
Ai poashtu njoftoj, se aksidenti ka ndodhur si pasoj e mos respektimit te rregullave të komunikacionit, Gashi tha gjithashtu, se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante të rajonit të Prizrenit dhe janë marrë më rastin në fjalë.
“Deri te aksidenti ka ardhur si pasoj e mos respektimit të rregullave të komunikacionit. Në lidhje me rastin të gjitha njësitë relevantë kanë dalë në vendin e ngjarjes, përfshirë hetuesit e njësive të trafikut rajonal, prokurori i shtetit, njësia e zjarrfikësve dhe eprorët kompetent”, tha në fund ai.