Anxhela, vajza që do ta përfaqësoje bukurin shqiptare në Las Vegas (Foto)

Para pak ditësh në Kosovë u mbajtë “Miss Grand Kosova 2016” ky spektakël u mbajtë në Kalifornia Resort ne qytetin e Lipjanit, dhe fituese u shpall bukuroshja Anxhela Dashi.

ShowBiz

05/06/2016 21:52

Në këtë event si konkurente ishin 16 vajza nga Kosova, ku konkurenca ishte shumë e fortë, dhe në fund vetëm njëra rrembeu çmimin e parë, fituese nga juria profesionale u shpallë vajza e lindur në Elbasan, Anxhela Dashi.

Ajo kishte deklaruar për gazetën Blic se ndjehej shumë e lumtur duke thënë ”Fitova miss Grand Kosova 2016, ku ishim 16 vajza pjesmarrëse, jam shumë e lumtur për çmimin falenderoj jurin që ma besuan kurorën e Missit” tha Anxhela

Zeshkanja seksi në muajin shtator, do të përfaqesoj Kosovën në “Miss Grand World” që mbahët në Las Vegas.