Konfirmohet: Leo Messi, vjen një lajm shumë i keq

Argjentina pritet të debutojë në Kupën e Amerikës pa liderin e skuadrës Lionel Messi.

Sport

05/06/2016 18:09

Në orën 04:00 të mëngjesit të së martës, Albicelestet kanë mundësinë e revanshit ndaj Kilit, që diçka më pak se një vit më parë i rrëmbyen titullin kontinental me penallti.

Edhe pse në atë duel Messi ishte në fushë për 120 minuta nuk arriti të udhëheqë skuadrën drejt triumfit, ai do ta humbë sfidën hapëse në Grupin D.

Nuk bëhet fjalë për ndonjë dëmtim të ri, por mjekët duken pesimistë për rikuperimin e plotë të “pleshtit” për sfidën e parë, atë ndaj Kilit që do të luhet në San Francisco.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.