Të gjitha rekordet që Leo Messi i ka thyer në ndeshjen e parë të Botërorit

Lionel Messi vazhdon të shkruajë historinë e futbollit botëror. Me hat-trickun e realizuar në fitoren 3-0 të Argjentinës ndaj Algjerisë, legjenda argjentinase barazoi rekordin e golashënuesit më të mirë në historinë e Kupës së Botës me 16 gola, në nivel me Miroslav Klosen. Përveç kësaj, Messi barazoi edhe rekordin për më së shumti fitore në…

Sport

19/06/2026 18:58

Lionel Messi vazhdon të shkruajë historinë e futbollit botëror.

Me hat-trickun e realizuar në fitoren 3-0 të Argjentinës ndaj Algjerisë, legjenda argjentinase barazoi rekordin e golashënuesit më të mirë në historinë e Kupës së Botës me 16 gola, në nivel me Miroslav Klosen.

Përveç kësaj, Messi barazoi edhe rekordin për më së shumti fitore në histori të Botërorit (17), u bë futbollisti me më së shumti kontribute në gola me kombëtaren (181), si dhe lojtari me më së shumti hat-trick me ekipin kombëtar (11), duke lënë pas Cristiano Ronaldon.

Ylli argjentinas vendosi gjithashtu rekorde të tjera të jashtëzakonshme: më shumë gola nga jashtë zonës në histori të Botërorit (6), më shumë ndeshje të ndryshme të Botërorit ku ka shënuar (12) dhe u bë lojtari më i vjetër që realizon një hat-trick në Kupën e Botës.

Një tjetër natë magjike për Messin, i cili në moshën 38-vjeçare vazhdon të thyejë kufijtë e së pamundurës.