Me këtë super-formacion të Ancelottit, Bayerni mund ta fitojë Championsin vitin tjetër

Kampionët e Gjermanisë për herë të katërt radhazi, Bayern Munchen edhe sezonin e ardhshëm do të jetë favorit për të fituar Bundesligën dhe Champions League.

Sport

05/06/2016 16:11

Me në krye trajnerin italian Caro Ancelotti, Bayerni është një skuadër me e frikshme për ekipet kundërshtare sidomos në Evropë.

Vetëm pak ditë pas përfundimit të sezonit, Bayerni bleu dy lojtarë, Renato Sanchez i cili tashmë është zyrtarizuar edhe Mats Hummels i cili pritet të zyrtarizohet pas Evropanit. Leroy Sane dhe Miralem Pjanic janë disa nga objektivat tjera të trajnerit italian.

Por, te skuadra e Bayernit nuk do të ketë vetëm blerje, shumë lojtarë priten të largohen nga Allianz Arena. Pas ardhjes së Hummels, mbrojtësi Benatia nuk do të ketë vend në ekip, dhe është në kërkim të një tjetër skuadre.

“Goal.com” ka publikuar formacionin e frikshëm të bavarezëve për sezonin e ri 2016/17.

243276

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.