Shoqata për Kërkim dhe Shpëtim nis një aksion kërkimi në Novobërdë
Me kërkesë të Qendrës së Situatave, Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim njoftoi se ka filluar sot rreth mesditës një aksion kërkimi për gjetjen e një personi të komunitetit serb. Viktima ishte raportuar si i zhdukur në rrethinën e Novobërdës. “Ekipet tona janë angazhuar në terren dhe po zhvillojnë kërkimet në koordinim me institucionet…
Lajme
Me kërkesë të Qendrës së Situatave, Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim njoftoi se ka filluar sot rreth mesditës një aksion kërkimi për gjetjen e një personi të komunitetit serb.
Viktima ishte raportuar si i zhdukur në rrethinën e Novobërdës.
“Ekipet tona janë angazhuar në terren dhe po zhvillojnë kërkimet në koordinim me institucionet përkatëse, ndërsa operacioni po vazhdon edhe në këto orë.
Shpresojmë që angazhimi i përbashkët të rezultojë me gjetjen sa më të shpejtë të personit të zhdukur” thuhet në njoftimin e Shoqatës.