Alves: Coutinho, transferohu në Barcelonë
Dani Alves e ka inkurajuar Philippe Coutinhon të largohet nga Liverpooli.

Sport
Mbrojtësi brazilian, Dani Alves, beson se bashkombasi i tij, Philippe Coutinho, ka kualitet që të luajë për Barcelonën.
Mesfushori ofansiv është shndërruar në lojtar kyq për Liverpoolin kohëve të fundit, duke shënuar disa gola spektakolar gjithashtu.
“Futbolli është të jetosh në të tashmen”, ka thënë Alves për Yahoo Sport.
“Liverpooli ka histori, por gjithmonë duhet shqyrtosh mundësitë që të luash për një klub që është pjesë e Ligës së Kampionëve. Coutinho ka kualitet të luajë për Barcelonën”, ka shtuar për fund braziliani.