Presidenti Thaçi uron besimtarët myslimanë për Ramazan

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, ka uruar të gjithë besimtarët e fesë islame.

Lajme

05/06/2016 15:41

Përmes një postimi në Facebook, presidenti Thaçi thotë se ky muaj forcon vlerat thelbësore njerëzore si dhe afron më shumë njerëzit me njëri-tjetrin, shkruan lajmi.net.

Postimi i plotë i presidentit Thaçi:

Qytetarë të dashur të besimit islam,

Ju shpreh urimet për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Gjatë muajit të Ramazanit forcohen vlerat thelbësore njerëzore, toleranca, dashuria dhe respekti mes njerëzve, solidariteti me të varfërit. Gjithashtu, ky muaj i afron njerëzit edhe më shumë me njëri-tjetrin duke ndarë vlerat, të mirat por edhe sfidat.

Uroj që muaji i madhërishëm i Ramazanit të gjejë familjet tuaja në harmoni, mirëqenie, lumturi dhe dashuri. HTH