Formacioni i të lënduarve që do të mungojnë në Evropian
Disa prej yjeve të futbollit në ligat kryesore evropiane, do të mungojnë në “EURO 2016” për shkak të lëndimeve.

Sport
Një formacion me super lojtarë është krijuar nga ata që do të mungojnë në Kampionat Evropian për shkak të lëndimeve.
Kombëtarja më e prekur nga dëmtimi i futbollistëve është Franca.
“Gjelat” nuk do të mund të llogarisin në Kurt Zouman, Raphael Varanen, Jeremy Mathieun dhe Lassana Diarran.
Formacioni: Butland, Zouma, Kompany, Varane, Coentrao, Diarra, Marchisio, Gundogan, Verratti, Reuss dhe Welbeck.