Pele: Messi lojtari më i mirë në botë

Legjenda e futbollit, Pele, ka thënë se Lionel Messi është futbollisti më i mirë në botë.

Sport

05/06/2016 11:06

Pele mendon se ylli i Barcelonës, Lionel Messi, është lojtari më i mirë në botë aktualisht, përcjell Lajmi.net.

Ai ndër të tjera ka theksuar se bashkombasi i tij, Neymar, nuk është në nivel me Messin dhe Ronaldon.

“E kam njohur Neymarin që kur ishte fëmijë dhe vite më parë trajnerët e tij më kanë thënë që ishte shumë i mirë. Kjo është e vërtetë por ai nuk e ka kualitetin e Messit apo Ronaldos”, deklaroi Pele.

“Nëse do të më duhet të thoja se kush është lojtari numër një sot, do të thosha Lionel. Portugezi ka stil tjetër të lojës, por më i miri për mendimin tim është Messi”, shtoi ish sulmuesi i njohur brazilian.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.