“Forca 2026”: Logjistika zhvillon garë ekipore për testimin e përgatitjes fizike dhe aftësive luftarake

Komanda e Logjistikës e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në bashkëpunim me dy regjimentet e saj, ka realizuar garën ekipore “Forca 2026”, në kuadër të Planit Vjetor të Aktiviteteve për vitin 2026. Gara është zhvilluar me pjesëmarrjen e shtatë ekipeve nga Komanda e Logjistikës dhe njësitë e saj vartëse, duke u zhvilluar në katër disiplina…

Lajme

22/06/2026 11:41

Komanda e Logjistikës e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në bashkëpunim me dy regjimentet e saj, ka realizuar garën ekipore “Forca 2026”, në kuadër të Planit Vjetor të Aktiviteteve për vitin 2026.

Gara është zhvilluar me pjesëmarrjen e shtatë ekipeve nga Komanda e Logjistikës dhe njësitë e saj vartëse, duke u zhvilluar në katër disiplina të ndryshme që kanë testuar përgatitjen fizike dhe qëndrueshmërinë e pjesëtarëve.

Sipas organizatorëve, qëllimi i këtij aktiviteti ishte vlerësimi i aftësive fizike, disiplinës dhe gatishmërisë luftarake ndërmjet pjesëtarëve të njësive, si dhe forcimi i punës ekipore në përmbushjen e detyrave ushtarake.

Gjatë garës, pjesëmarrësit kanë demonstruar nivel të lartë profesionalizmi, përkushtimi dhe bashkëpunimi, duke theksuar rëndësinë e stërvitjes së vazhdueshme në ngritjen e kapaciteteve operative.

Aktiviteti është përmbyllur me shpalljen e ekipeve më të suksesshme dhe ndarjen e mirënjohjeve për pjesëmarrësit, në një atmosferë që ka reflektuar frymën e garës së ndershme dhe disiplinës ushtarake.