Transparenti i tifozëve shqiptar bëhet “hit” në “Facebook” (FOTO)
Një mesazh nga një grup i tifozëve shqiptarë në ndeshjen kundër Ukrainës ka filluar të shpërndahet në rrjetet sociale.

Sport
Tifozët shqiptarë përveç që shquhen për mbështetjen e tyre, kanë edhe sens të mirë të humorit.
Kjo u dëshmua gjatë duelit miqësor mes Shqipërisë dhe Ukrainës të premten.
Në fakt, një mesazh nga një grup i tifozëve shqiptarë në ndeshjen kundër Ukrainës ka filluar të shpërndahet në rrjetet sociale, përcjell “Lajmi.net”.
“Nuk kemi ardhur këtu për të shikuar top, por topat e femrave ukrainase”, shkruante në të në gjuhën italiane.