Cristiano Ronaldo në ‘pozitë jashtë loje’ (FOTO)
Cristiano Ronaldo ka vendosur të relaksohet pas një sezoni të ngarkuar.

Sport
Teksa e gjithë vëmendja është te Kampionati Europian, Cristiano Ronaldo e ka mendjen diku tjetër. Kapiteni i Portugalisë është kapur “mat” me një super bukuroshe teksa po shijonte pushimet në Ibiza.
31-vjeçari ka vendosur të relaksohet pas një sezoni të ngarkuar me Real Madrid dhe sigurisht futbollisti dukej në formë perfekte, përcjell “Albeu.com”.
Cristiano ka zgjedhur t’i kalojë nën shoqërinë e miqve të tij dhe kryesisht nga një grup bukuroshesh. Tashmë mbetet të shohim nëse do të jetë në formë edhe në “Euro 2016”.