Shtohet bashkëpunimi mes universiteteve nga Kosova e Shqipëria
Bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri po vazhdon sot me një konferencë studentore të dy grupeve studentore nga Tirana dhe Kosova.

Lajme
Kolegji UBT sot ishte nikoqir i studentëve nga Universiteti i Europian i Tiranës. Studentët e dy vendeve sot diskutuan për një temë të cilët i shqetëson të dy vendet.
Ajo është Migrimi dhe Emigrimi. Lidhur me këtë temë studentët diskutuan nga tri pikëpamje si juridike, ekonomike dhe sociale.
Presidenti i UBT, Edmond Hajrizi tha se bashkëpunimet e tilla janë shumë të rëndësishme dhe shumë të mirëpritura për studentët.
“Unë mendoj që është shumë e rëndësishme me u njoft me universitete të rajonit. Aspekti i bashkëpunimit regjional është shumë i rëndësishëm, pasi që kjo krijon mundësi që të shtjellojmë tema të përbashkëta. Ne do të vazhdojmë bashkëpunimin me universitete të njohura me të vetmin qëllim që studentëve tanë tu ofrojmë njohuri profesionale dhe shumë cilësore dhe, në këtë mënyrë, të lidhën ura të bashkëpunimit”, tha Presidenti i UBT, Edmond Hajrizi.
Ndërsa profesoresha nga Shqipëria, Erjona Canaj tha se është shumë e kënaqur me nivelin e prezantimit të studentëve në këtë konferencë. “Specifika e kësaj konference është pikërisht përfshirja e studentëve me punimet dhe prezantimet e tyre. Është një konferencë që pati shumë sukses, punimet e studentëve ishin te cilësisë shumë te lart akademike”, tha profesoresha Erijona Canaj.