Përfshihet nga flaka një tren në ShBA (Video/Foto)
Një tren që po transportonte karburant ka dalë nga shinat rrugës pranë lumit Kolumbia në Oregon të ShBA, duke u përfshirë nga flaka.

Bota
Katu.com njofton se nga ky aksident i rëndë hekurudhor nuk ka të lënduar, edhe pse treni vazhdoi të digjej.
Kompania “Union Pacific”, së cilës i përket treni në fjalë, njoftoi se 11 prej 96 vagonëve të tij kishin dalë nga shinat 110 km në lindje të Portlandit, pranë qytetit të vogël Mosier, transmeton Gazeta Express.
Nafta ka nisur të derdhet nga njeri prej vagonëve të përmbysur e pastaj kanë marrë flakë dhe të tjerët.