Sonte fillon gara për dokumentarin më të mirë shqiptar (Foto)
Sonte në ora 20:00 në Muzeun Kombëtar, do të shfaqen disa dokumentarë në garën për dokumentarin më të mirë shqiptar.
ShowBiz
“The Underground Electrician” me regji të Valmir Tertinit, është dokumentari që kohëve të fundit morri pjesë edhe në shumë festivale të huaja, madje edhe u pëlqye shumë duke e shtyrë të hyjë në këtë garë, shkruan lajmi.net.
Ky dokumentar shfaq përmes një personazhi, jetën në miniera. Dokumentari nuk ka intervistë dhe është pa zë, por vetëm nëpërmjet imazheve tregon vështirësitë dhe punën e një inxhinieri elektrik.
Përmes Ajet Ferizit, 57 vjeçari që është protagonisti i këtij dokumentari, tregohen vështirësitë, dëshira për të punuar, komunikimi me kolegë, argëtimi e gjithçka tjetër brenda orëve të gjata në nën tokë. /lajmi.net

